Transmetuar më 10-10-2017, 10:00

Kush nuk i pëlqen surprizat! Por një vajzë në moshë të re ka shpërthyer në lot, e befasuar nga dhurata që i kishte bërë e ëma.

12-vjeçarja amerikane nga California, Kemery Ball, shpërthen në lot me ngashërime, pasi zbulon dhuratën.

Nëna e saj i zgjat një zarf si dhuratë, dhe i kërkon që ta hapë.

Por Kemery nuk arrin që të flasë duke shpërthyer në ngashërime nga më të paimagjinueshmet.

Ajo zbulon se brenda zarfit ishin bileta për koncertin e Harry Styles, pjesë e grupit One Direction”, pas të cilit vajza është e fiksuar.

Kemery nuk arrin të kontrollojë veten, ndërkohë që falënderon të ëmën pafund. /a.y/noa.al