Transmetuar më 10-10-2017, 08:42

Ish-Kryeministri Fatos Nano është përballur me një incident pasditen e djeshme, pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku u mbajt ndeshja Shqipëri-Itali.

Ndërsa mbërriti në stadium, ai është ndaluar nga Garda që të parkojë makinën pranë stadiumit.

Kur ka ndeshur në kundërshti ai ka thënë “Jam Fatos Nano”.

Por pavarësisht këtij prezantimi, gardisti i është kthyer me fjalët, “Unë të njoh, por nuk lejohet”.

Kjo ka bërë që Nano të detyrohet ta spostojë makinën pak më tutje. /a.y/noa.al