Transmetuar më 10-10-2017, 07:56

Aktorja Enxhi Cuku u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj në filmin ‘Femrat’

ku luajti përkrah aktorit Ermal Mamaqi.

Tani ajo është bërë protagoniste në projektin e parë kinematografik horror shqiptar, ‘Bloodlands’.

E ftuar në emisionin ‘Lart e Poshtë’, Enxhi është pyetur nëse do të merrte ndonjëherë

pjesë në filma ku mund të bëhej pjese e skenave me pullë të kuqe.

Ajo është përgjigjur se, nuk do ta refuzonte kurrë një film vetëm për faktin se do t’i duhej të luante skena erotike.

“Nuk ka kuptim që të heq dorë nga një film apo nga një regjisor i njohur vetëm për këtë fakt për më tepër që unë kam edhe mbështetjen e plotë të familjes dhe të partnerit në rrugën që kam nisur”, deklaroi aktorja.