Transmetuar më 10-10-2017, 07:44

Prej pak më shumë se dy vitesh ata u lidhën në martesë dhe prej një viti e gjysëm shijojnë ndjesinë e të qenit prind.

Këngëtari Sinan Hoxha duhet të ndihet vërtetë me fat për familjen që ka e posaçërisht për të shoqen.

Andrra Destani ka publikuar në Instagram një fotografi familjare, ku bashkë me djalin dhe Sinanin duken të buzëqeshur.

Ata shihen të buzëqeshur, ndërsa Ansi i vogël duket goxha më i rritur. “Dy dashuritë”, shkruan Andrra si diçiturë të fotos.

Nga ajo që tregojnë në rrjetet sociale, por edhe në intervista të ndryshme televizive, familja e tyre duket mjaft e lumtur dhe harmonike. /a.y/noa.al