Transmetuar më 10-10-2017, 07:30

Mbrëmjen e së hënës, Lorik Cana vendosi që t’i japë lamtumirë kombëtares para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, e mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Shkëputja e tij nga kombëtarja ka prekur shumë njerëz, mes tyre edhe Presidentin Ilir Meta.

Ndërsa ka publikuar një fotografi me të në Facebook dhe një tjetër me të bijën Erën dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ai ka shkruar disa fjalë emocionuese.

“Loriku erdhi nga Franca për të udhëhequr Kombëtaren drejt Europianit të Francës.

Mirënjohje Lorik Canës, kapitenit të Kombëtares sonë për gjithçka i dha Kombëtares, futbollit dhe sportdashësve! Faleminderit Kapiten”, shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e tij.

Cana, i dha lamtumirën futbollit të luajtur pas 388 ndeshjeve si futbollist profesionist në klube dhe 93 përballjeve me fanellën e Kombëtares, si asnjë tjetër deri më tani. /a.y/noa.al