Transmetuar më 09-10-2017, 23:30

Shqipëria e mbylli me humbje ndeshjen e fundit përballë Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 1-0 nga Italia, në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër pas golit të Candrevas.

Ndërkaq duke folur përballë mikrofonit të RTSH-së, dy lojtarët që luajnë te Napoli, Elseid Hysaj dhe Lorenzo Insigne kanë shkëmbyer batuta.

Hysaj tha se fitoi duelin personal me Insignen, ku ky i fundit nuk arriti të shënonte.

“Ishte ndeshje e bukur, deri në momentin që morrëm golin, ishim shumë kompetitiv. Insigne gjerisa nuk arriti të shënojë, nuk do rrijë duke folur te Napoli. Ishim në grup me Italinë dhe Spanjën, dolëm të tretët, që s’është pak,”-u shpreh Hysaj.

Ndërkaq Insigne në deklaratën e tij tha:

: “Nuk ka qenë kundërshtar i lehtë pasi më njeh mirë. Luajmë bashkë dhe mi njeh lëvizjet. E rëndësishme ishte se arritëm te fitorja dhe ia dolëm. Ndërruam bluzat me Hysajn dhe i them që ka bërë një lojë të mirë. Shihemi të mërkurën në Napoli”./a.k/noa.al/