Transmetuar më 09-10-2017, 22:41

Ngjarja ka shokuar të gjithë të pranishmit kur panë ministrin e Shëndetësisë të ndërrojë jetë në maratonë bamirësie që lufton kancerin.

Ai vrapoi 500 metra dhe pas kësaj pati një gjendje të keqe shëndetësore.

Ministri u dërgua në spital dhe ndërroi gjatë tentativës së mjekëve për ta mbajtur gjallë.

Bëhet fjalë për ministrin e Shëndetësisë së Tunizisë, Slim Chaker, 56 vjec, i cili për ironi të fatit humbi jetën.

Maratona u mbajt ditën e dielë në qytetin bregdetar të Nabeul për të mbledhur fonde për ndërtimin e një klinike kanceri për fëmijët.

Chaker u emërua si Ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar pas një riorganizmi të kabinetit.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed tha se kishte humbur një vëlla dhe koleg, i cili humbi jetë duke bërë një akt humanitar dhe fisnik. /k.k/noa.al/