Transmetuar më 09-10-2017, 20:39

Lorenc Tzaria, shqiptari nga Durrësi është një prej konkurrentëve të këtij edicioni në “The Voice of Greece”.

Vokali i tij i veçantë ka kuriozuar jurinë greke, sapo kanë dëgjuar notat e para të këngës që i riu nga Durrësit kishte përzgjedhur për të konkurruar.

Tre prej tyre kanë kthyer karriget, duke kërkuar që Lorenci të jetë në ekipin e tyre.

Mirëpo pas prezantimit dhe kur të gjithë e mësuan se Lorenci është një shqiptar i rritur në Athinë ka marrë mikpritjen e të gjithëve.

Ndërkaq pas vlerësimit ai ka zgjedhur të jetë pjesë e skuadrës së këngëtares së njohur, Elena Paparizou. Ndiqni videon për të parë më shumë nga performanca e shqiptarit në skenën greke.