Transmetuar më 09-10-2017, 20:17

Seksi është një nga fazat e pandashme në jetë për njeriun.

Ka nga ata që janë pasionantë por nuk duan lidhje romantike, ka nga ata që duan ta njohin mirë partnerin para se ta lënë veten të lirë dhe ka nga ata që janë shumë kuriozë në shtrat.

Më poshtë gjeni se ajo që dhuron partneri gjatë seksit, nënkupton që ju dashuron.

Të sheh në sy

Nëse të dashuron vërtetë, ai do të përqendrohet në ty dhe preferon të bëjë dashuri me ty.

Të puth

Puthja konsiderohet pjesa më intime e gjithë marrëdhënies seksuale, nëse ai e bën këtë me ju, ju dashuron vërtetë.

Dëshiron që të përjetosh orgazëm

Qëllimi i tyre primar gjatë seksit me ty është t’ju bëjë të përjetoni orgazëm. I përqendruar te kjo gjë do të thotë që ju vlerëson dhe ju dashuron.

Komunikon me ty…

Të pyet nëse je mirë, çfarë të pëlqen më shumë, a dëshiron të ndërrosh pozicion etj. Në fakt e bën se ju dashuron dhe dëshiron të jetë perfekt për ty.

Është i njëjti edhe pasi të ketë përfunduar seksi…

Nëse ai ju trajton njësoj edhe pas përfundimit të aktit seksual, të puth dhe të përqafon, ai ju dashuron./a.k/noa.al/