Transmetuar më 09-10-2017, 19:31
Publicitet

Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme në orën 20:45, përballë Italisë në takimin e vlefshëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit.

Takimi që luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës pritet të ndiqet nga shumë njerëz, edhe për vetë faktin se shumë shqiptarë bëjnë tifo për Italinë.

I pranishëm në stadium pritet të jetë edhe ish-kryeministri Fatos Nano ku do të ketë një vend në tribunën VIP.

Në tribunën VIP pritet të jenë edhe figura të tjera politike si presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli etj.

Nano është parë në qytetin e Shkodrës në orët e pasdites, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Sokoli.

Shqipëria luan takimin e fundit përballë Italisë në këto eliminatore dhe të të kërkojë një rezultat pozitiv për të ruajtur vendin e tretë në grup./a.k/noa.al/