Transmetuar më 09-10-2017, 18:44
Publicitet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po mbahet një event para ndeshjes Shqipëri-Itali.

“Në vigjilje të ndeshjes në Loro Boriçin e rilindur me standarde europiane Teatri Migjeni i qytetit të Shkodrës ka hapur dyert për ekspozitën “4 herë Kampionë”. 4 trofetë botërorë të axurrëve që sot luajnë kundër nesh”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se: “Preferoj të flas në italisht për të nderuar të pranishmit këtu. Në këtë qytet ka lindur skuadra e parë e futbollit. Këtu ka lindur skuadra e parë që quhej Juventus. Shumë shqiptarë e duan kombëtaren italiane.

Por nga ana tjetër luan dhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Më kujtohet një banderole ku shkruhej “Italia në zemër, Shqipëria dashuri”. Ne do të thërrasim për fitoren tonë sot.

Le të fitojë më i miri. Por edhe po të fitonte Shqipëria do të na bëhej qejfi sepse edhe një humbje në Shqipëri do t’u sillte fat”, -tha Rama. /b.l/noa.al/