Transmetuar më 09-10-2017, 13:49

Katie Sutterby 29 vjeç, mësuese në një shkollë fillore në Essex të Britanisë, humbi jjetën 5 javë pasi ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve dhe vetëm tre ditë pas martesës së saj.

Burri i saj, Will Arnold, i cili kishte planifikuar t’i propozonte martesë më vonë gjatë këtij viti, përshpejtoi planet pasi mjekët i thanë se kanceri kishte avancuar në fazën e fundit dhe 29 vjeçarja nuk kishte shumë kohë.

Kështu çifti vendosi që të martohej sa më parë. Në kushte të tilla, të dy vendosën të martoheshin dhe organizuan dasmën brernda dy javësh.

Çifti u martua i rrethuar nga prania e familjarëve dhe miqtë e tyre. Fatkeqësisht tre ditë më pas, Katie ndërroi jetë.

Will tregon se Katie ishte e shëndetshme dhe shumë aktive. Fillimisht mjekët menduan se ndoshta dhimbjet që kishte 29 vjeçarja ishin nga gurët në tëmth.

Derisa një ditë mësuesja pati dhimbje shumë të forta dhe mjekët i bënë skaner. Të nesërmen zbuluan se ajo kishte kancer të zorrëve.

Për shkak se mësuesja ndërroi jetë vetëm tre ditë pas dasmës, çifti i ri nuk mundi të bënte as muajin e mjaltit për të cilin kishin vendosur të shkonin në Paris. /b.l/noa.al/