Transmetuar më 09-10-2017, 13:05

Pasta e dhëmbëve nuk shërben vetëm për të pasur një higjiene të mirë të gojës. Përveç përdorimeve të tjera, anglezët e përdorin edhe si test shtatzënie.

Sipas Metro UK, metoda ka të bëjë me urinimin në një enë të posaçme dhe më pas përzierja e një sasie të vogël urine me një sasi paste të bardhë.

Duhet vetëm të prisni 5 minuta për të mësuar rezultatin.

Sipas britanikeve, nëse përzierja fillon të shkumëzohet dhe të ngjyroset lehtësisht në ngjyrë të kaltër do të thotë se jeni shtatzënë. Nëse nuk ndodh asnjë ndryshim, testi del negativ.

Për mjekët mund të duket një budallëk, por shumë nga ato që e kanë provuar thonë se është një test i saktë. Cili është interesi i gjithë kësaj? Thjesht është praktik dhe falas. /b.l/noa.al/