Transmetuar më 09-10-2017, 12:31
Publicitet

Mugesa e Mërgim Mavrajat, Burim Kukelit, Sokol Cikalleshit, Odise Roshit apo e Strakoshës, ishin deçisive në ndeshjen ndaj Spanjës. Kështu e ka komentuar trajneri i ekipit Kombëtar, Christian Panucci, mungesën e këtyre lojtarëve, që sipas tij influencojnë shumë pasi janë me rëndësi në formacionin bazë. 

Mavraj, Kukeli, Cikalleshi, Roshi, Abrashi, Strakosha, sigurisht që influencojnë tek ne, pasi janë lojtarë me rëndësi në formacionin bazë. Dua të them që edhe ne bëm një ndeshje shumë të mirë, tha Panucci.

Por tashmë Spanja i përket të shkuarës, Italia ka mbrritur në Shkodër dhe trajneri i ekipit Kombëtar ka nisur të mendojë për sfidën ndaj azurrve.

Jam italian,  por jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Nesër ajo që do më bëjë shumë të lumtur do ishte që djemtë t`ia dilnin. Jam i bindur që vlejnë më shumë se sa mendojnë, por mbi të gjithë të bëjnë atë që bëjnë çdo ditë.

Jam i bindur se do t`ia dalim. Pres një itali të nevrikosur sepse po merr shumë kritika. Dhe nuk duhet ti zë besë Italisë. Do vij këtu për të bërë një ndeshje shumë serioze. Por ne duam që nesër të kënaqemi me një rezultat të mirë”, u shpreh Panucci. /b.l/noa.al/

Loading...