Transmetuar më 09-10-2017, 10:45

Kapërcimi i mëngjesit është një veprim mjaft i dëmshëm i cili mund të dëmtojë seriozisht zemrën. Personat në moshë të mesme, të cilët e kapërcejnë rregullisht vaktin e parë të ditës, i kanë arteriet më të ngushta në raport me bashkëmoshatarët e tyre të cilët konsumojnë një vakt të plotë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i publikuar në revistën shkencore “Journal of the American College of Cardiology”.

Arteriet ngushtohen nga pllakëzat e vogla që krijohen nga depozitimi i kalciumit dhe yndyrës, gjë që shton rrezikun për infarkt. Rezulton që konsumimi i rregullt i mëngjesit i bën arteriet të duken më të pastra.

Studimi u drejtua nga Jose Penalvo, i Tufts University’s Friedman School of Nutrition Science and Policy në Boston, në 4 mijë të rritur me moshë nga 40 deri në 54 vjeç.

Rezultoi se arteriet e zemrës së personave që konsumonin rregullisht mëngjes ishin dukshëm në gjendje më të mirë. /a.y/noa.al