Transmetuar më 09-10-2017, 08:50
Publicitet

Policia përfundon në syrin e ciklonit pas publikimit në Facebook të një video, e cila ka ngjallur shumë diskutime.

Në videon që gjeni më poshtë, shihet një efektiv policie i Queensland në Australi, duke ndërhyrë me disa kolegë në Murgon, qytezë 270 kilometër në verilindje të Brisbane, të thirrur pas një konflikti.

Por agjenti Gregory Kapernick humb kontrollin, në pamje të parë pa arsye, dhe sulmon një vajzë të mitur.

Pamjet u publikuan në profilin e Tayla Hillier, një grua e cila shkruan se ishte e pranishme dhe pa gjithçka çfarë ndodhi.

“E neveritshme të mendosh se kjo është mënyra me të cilën policia lokale duhet ta ndihmojë, apo si trajton komunitetin dhe veçanërisht fëmijët”, shkroi gruaja, duke bërë që pamjet të përhapen me shpejtësi.

Një zëdhënës i policisë së Queensland tha për Daily Mail Australia, “Policia u informua për incidentin dhe çështja është referuar në komandën e standardeve etike. Gjithashtu ka nisur një hetim i brendshëm”. /a.y/noa.al