Transmetuar më 08-10-2017, 21:01

Ajo është një vajzë që si plot të tjera do të ketë raport intim dhe mezi pret që të zërë një të dashur.

Po ç’e do se meshkujt sa e shohin ia mbathin me të katra duke mos dashur të lidhen me të edhe pse që në pamje duket mjaft e bukur.

Kjo është historia e trishtë e Allison Daniels e cila është me të vërtetë një bukuroshe, sa çdo mashkull do donte ta kishte në krah.

Por, askush nuk do të dalë me të dhe kjo për shkak të llojit të rrallë të kancerit që ajo ka.

Allison u diagnostikua me një formë tepër të rrallë kanceri, në vitin 2012, pra pesë vjet më parë.

Allison shihet të jetë personi i parë në botë që ka kancerin e rrallë dhe agresiv të sarkomës qelizore, një masë kancerogjene që zhvillohet në indet e buta dhe i shfaqet në trup në formë të mbledhur.

Fillimisht iu shfaq në gjuhë, më pas në qafë dhe një gjëndër nën sqetull, sinjalizoi rikthimin e tretë të sëmundjes.

Tashmë 34 vjeçe, Alison rrëfen se meshkujt “ia mbathin me të katraa” që pas takimit të parë:

“Kam fatin më të keq me meshkujt. Ata ia mbathin sapo i them që kam vuajtur nga kanceri dhe se mund të më rikthehet. Kush dëshiron që të ketë një lidhje me dikë që mund të vdesë? Ky është dënim me vdekje. E si mund t’i fajësosh fundja. Do t’i thoja të njëjtën gjë miqve të mi, mos dilni me dikë që ndodhet në të njëjtën situatë si unë”, shprehet ajo”. 

Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psiologut, na shkruaj në [email protected]. Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar plotësisht identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e kontraktuar nga NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj.