Transmetuar më 08-10-2017, 10:42

Arrestohen 58 meshkuj, mes tyre një numër i madh turistësh në një sauna për homoseksualët.

Gjithçka u zbulua këtë të premte, në një suana për homoseksualët në Jakarta të Indonezisë.

Zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono, tha se shtatë nga të arrestuarit, mes tyre dhe pronari i saunës, akuzohen se kanë thyer ligjin, për filmat me pullë të kuqe.

Ndërkohë autoritetet pas disa orësh pyetje në polici, lanë të lirë 51 personat e tjerë.

Mësohet se ambienti i saunës përdorej për të xhiruar filma për të rritur me sfond seksin mes meshkujve. /a.y/noa.al