Transmetuar më 07-10-2017, 22:36

21 punonjës të një fabrike i janë drejtuar spitalit pasi shfaqën probleme shëndetësore si, të vjella, diarre dhe dhëmbje barku.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes privat në Tetovë, ku dyshohet se punonjësit mund të jenë helmuar, shkruan Agjencia e Lajmeve INA, raporton NOA.

 “Në klinikën infektive u paraqitën 21 persona me diarre dhe vjellje, pas marrjes së terapisë së nevojshme mjekësore, kanë lënë ambientet e spitalit” shprehet një prej mjekëve.

 Pronarët e firmës thonë se po e analizojnë rastin. Edhe pse dyshojnë se helmimi ka ardhur nga ushqimi, kompania pret analizat e inspektoriatit shëndetësor.

Asnjë prej personave nuk paraqet rrezik serioz.