Transmetuar më 07-10-2017, 21:54

Më poshtë, në video, do të shihni momentet e tmerrit që përjetuan qytetarët e Londrës, pranë Muzeut Natyror dhe Historik, teksa një makinë mësyu drejt tyre.

Në pamje duket frika dhe ankthi që kanë ata, ndërsa shfaqen duke vrapuar nga sytë këmbët për t’i shpëtuar veprimit të personit që ndodhej në makinë.

Nga ngjarja, të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë goditi një turme me njerëz.

Policia Metropolitane tha se një person u arrestua në lidhje me incidentin.

Sipas autoriteteve ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist, por po trajtohet si një aksident trafiku.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulance për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. /k.k/noa.al