Transmetuar më 07-10-2017, 21:06

Ajo çfarë njeriu i ka bërë Tokës, në kuptimin e plotë të fjalës është një katastrofë e vërtetë.

Burimet dhe resurset e planetin janë shfrytëzuar në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë një situatë e tillë.

Një shkencëtar i specializuar në Inxhinieri Nukleare në Universitetin e Londrës, Dr. Mehran Keshe, ka thënë së fundmi se doka do të shkatërrohet në dy pjesë nga një tërmet i madh.

Shtatorin e vitit 2015,  Mehran Keshe publikoi një video në të cilën parashikon se një tërmet i madh do ta shkatërrojë tërësisht Tokën.

Sipas parashikimit të tij, jo vetëm një kontinent por disa kontinente do të preken nga ky termet i madh.

Sipas tij, Amerika e Jugut do të “ndahet” si pasojë e disa cunameve të forta që do ta godasin Amerikën dhe Azinë.

Ai tha gjithashtu se një tërmet i madh do të vrasë rreth 20 milionë njerëz në bregdetin perëndimor në Veri dhe Jug të Amerikës.

Ai madje tregoi edhe emrat e vendeve, të cilat do të preken më së shumti nga ky tërmet, teksa ka thënë se Kina do të përjetojë një seri tërmetesh në vitet e ardhshme. /k.k/noa.al/