Transmetuar më 07-10-2017, 16:29

Thuajse çdokush nga ne është i informuar që në Shqipëri ka pafund masoneri këpucësh dhe rrobash që firmat italiane i kanë hapur në vendin tonë.

Mirëpo, me çfarë firme del në fund produkti i kompanive italiane që prodhohet në Shqipëri?

Këtë na e tregon një qytetar që ka shkruar pranë JOQ.al.

Qytetari thotë:

Përshëndetje JOQ, më sollën ketë xhaketë nga Italia por më bën përshtypje që tek një vend lexon “Made in Albania”, ndërsa në një vend tjetër thotë “100% Made in Italy”.

Në qoftë se është bërë në Shqipëri, si na qenka bere 100% ne Itali?!! Edhe sa duhet të na i japin meritat, asnjëherë s’na i japin tamam.

Respekt për punëtorët shqiptarë të fasonerisë që u bie bretku për dy kacidhe lek e ndërkohë këto veshje jashtë shtetit shiten mbi 100 Euro.”