Transmetuar më 07-10-2017, 14:52

Uji me kastravec është një pije që ofron shumë benefite për oganizmin, si për shëndetin, ashtu edhe për lëkurën e bukurinë në tërësi. Për ta përgatitur këtë lëng mjafton të prisni disa feta kastraveci, ti hidhni në ujë natyral e ti lini për 2-3 orë.

Mund të shtoni disa gjethe mente dhe disa pika limoni për shije. Më pas mund ta konsumoni gjatë ditës të ftohtë ose në temperaturë ambienti. Më poshtë po ju listojmë 6 përfitimet kryesore të ujit me kastravec.

1. Hidraton lëkurën 

Kastraveci përmban 95% ujë, që ju ndihmon në një hidtarim shumë të mirë të lëkurës, duke ndikuar kështu në parandalimin e rrudhave dhe shenjave të lodhjes në lëkurë.

2. Antioksidant shumë i mirë 

Kastraveci është i pasur me vitaminë A dhe D si dhe me shumë antioksidantë, duke luftuar kështu radikalet e lira.

3. Detoksifikon 

Kastraveci ka aftësi detoksifikuese dhe purifikuese për organizmin, duke ju ndihmuar të largoni substancat e dëmshme nga trupi juaj.

4. Përmirëson qarkullimin e gjakut 

Kastraveci është i pasur me potassium, që ka një ndikim thelbësor në qarkullimin e mirë të gjakut dhe kontrollin e tensionit. /b.l/noa.al/