Transmetuar më 07-10-2017, 11:31

Tri golat e pësuar për 26 minuta dhe humbja përballë Spanjës nuk e ka dëshpëruar aspak trajnerin e skuadrës tonë përfaqësuese Christian Panucci, përkundrazi tekniku gjatë pronocnimit të tij për mediat spanjolle u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës tonë kombëtare

“E kishim të qartë se po përballeshim me skuadrën që do të jetë pretendente kryesore në Botëror dhe i njihnim vështirësitë dhe faktin se do të ishte e ndërlikuar, por mendoj se luajtëm mirë.

Pashë një skuadër të mbledhur e cila nuk e humbi për asnjë moment logjikën e lojës. Me vjen keq që dhuruam 2 gola, ku duhet të tregoheshim më të përqendruar, gjithsesi edhe Shqipëria pati shanset e veta për të shënuar dhe nuk besoj se zhgënjyem. Luajtëm me dinjitet kundër Spanjës”, u shpreh Panucci.

Tekniku Italian foli edhe në lidhje me takimin e radhës kundër bashkëkombësve të tij që do të zhvillohet të hënën.

“Dëshirojmë të realizojmë diçka të madhe kundër Italisë. Duhet të luajmë deri në vdekje për të shkëputur një rezultat pozitiv. Nuk do të jetë e thjeshtë, por gjithsesi nuk ndalon askush që të paktën ta provojmë”, tha tekniku italian. /b.l/noa.al/.