Transmetuar më 07-10-2017, 10:11

Ulja e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka bërë që në disa zona të bien edhe reshjet e para të dëborës. 

Dëbora ka zbardhur pothuaj të gjithë fshatrat e rrethit të Hasit. Kanë nisur reshjet e borës në Njësinë Administrative Ujmisht por dhe ne Bushtricë.

Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë.

Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm.

Edhe në Korçë ka pasur reshje bore ndonëse me intensitet të ulët. Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e borës të jenë prezentë gjatë gjithë ditës së sotme në zonat e thella malore.

Gjithashtu reshjet e para të borës kanë filluar edhe në Kosovë, ku në zonat malore të vendit bora bie me një intensitet më të lartë se sa në Prishtinë.

Mësohet se reshjet e dëborës kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në fotot e mëposhtme shihen reshjet e dëborës që tregojnë që dimri sapo ka ardhur. /b.l/noa.al/