Transmetuar më 06-10-2017, 22:34
Publicitet

Shqipëria humbi në përballjen me Spanjën me rezultatin 3-0. Iberikët dominuan gjithë takimin, ndërsa fitorja e tyre u kurorëzua që në pjesën e parë.

Djemtë e Panuçit rezistuan vetëm 15 minuta, pasi Rodrigo hapi serinë e golave në të 16-ën.

Nuk vonoi shumë dhe Spanja shënoi golin e dytë me anë të Iskos. Spanja ishte dominuese në çdo repart dhe Shqipëria pësoi golin e tretë në minutën e 27.

Alkantara përfitoi nga një krosim i bukur nga e djathta dhe me kokë trefishon rezultatin.

Shqipëria u përpoq të reagonte por pa finalizuar. Edhe pse me 5 mbrojtës, iberikët e patën mjaft të thjeshtë për të depërtuar në hapësirat e portës.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë duket sikur u “zgjuan”. Futja në lojë e Sadikut dhe Latifit i dha një tjetër ritëm lojës së kombëtares sonë.

Në disa momente Shqipëria ishte edhe pa fat ku një herë shtylla dhe një herë tjetër traversa i mohuan golin.

Ndeshja e radhës është ajo kundër Italisë. /k.k/noa.al/

Loading...