Transmetuar më 06-10-2017, 22:06

Një vajzë, vetëm 10 vjeçe, është pacientja më e vogël në botë që u diagnostikua me kancer gjiri.

Fillimisht, në moshën 8-vjeçare, ajo zbuloi një kokërr në gjoks dhe në vitin 2015 vajza iu nënshtrua një ‘mastecomy’, që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit që të përhapet.

Chrissy Turner tashmë gëzon shëndet të plotë, ndërsa edhe prindërit e saj, Annette dhe Troy kanë luftuar me kancerin përpara prandaj e dërguan menjëherë vajzën që të merrte trajtim mjekësor.

Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes, dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme.

Pasi fitoi bejetën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë. /k.k/noa.al/