Transmetuar më 06-10-2017, 20:28

Një burrë 61-vjeç po lufton me jetën pasi u qëllua disa herë me thikë nga një 41 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Xhami të Peqinit, ku shtetasi K.C, për motive të dobëta, ka qëlluar shumë herë me thikë 61-vjeçarin, E.SH, banues në Peqin.

Policia e Elbasanit sqaron se ky i fundit u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit, dhe më pas u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe po pubohet për të rënë në gjurmët e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. /k.k/noa.al/