Transmetuar më 06-10-2017, 15:24

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 25 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e uraganit Xavier që ka goditur veriun dhe lindjen e Gjermanisë.

Dëme të shumta janë shkaktuar nga erërat e forta, ndërkohë që viktimat janë shkaktuar prej pemëve të rrëzuara.

Që të gjithë trenat në veri të vendit u ndaluan, sidomos ata të linjës mes Hamburgut dhe Berlinit, për shkak të trungjeve të rëna në binarë.

Ndonëse uragani i së enjtes përfundoi, transporti publik nuk i është kthyer ende normalitetit, për shkak të problemeve në rrugë.

Xavier, goditi kryesisht Berlinin dhe Hamburgun si dhe rrethinat e tyre. Nëpër rrugë ka ende pemë të rrëzuara. /a.y/noa.al