Transmetuar më 06-10-2017, 15:11

Një gazetare vetëm 31 vjeçe gjeti vdekjen për shkak të punës së tepërt. E reja punonte për televizionin NHK në Japoni.

Viktima është Miwa Sado, e cila ka ndërruar jetë në muajin korrik të vitit 2013, por lajmi është konfirmuar vetëm gjatë së enjtes.

Nga ekspertiza rezultoi se Sado gjeti vdekjen për shkak të një ataku në zemër si pasojë e punës së tepërt, ku gjatë asaj periudhe ka punuar 159 orë jashtë orarit dhe në një muaj ka bërë vetëm dy ditë pushim.

Mësohet se e ndjera mbulonte fushën politike dhe tre ditë përpara vdekjes ishte në terren duke mbuluar fushatën elektorale në Tokio.

Vdekja e saj denoncohet si dëshmi e kushteve ekstreme të punës në Japoni.

Sado punonte si reportere për NHK që nga viti 2005. /a.y/noa.al