Transmetuar më 05-10-2017, 21:36

Xhentilesa është një veti që e bën një mashkull të krijojë imazh të mirë te një femër.

Sigurisht shumë femra në kohët e sotme janë skeptike dhe nuk besojnë se ka edne meshkuj xhentilë në qarkullim.

Por çfarë e bën një mashkull xhentil? Njihuni me pesë karakteristikat:

-Hapja e derës. Kur një mashkull i hap derën vajzës që e shoqëron, ajo ndihet e vlerësuar dhe komode. Çdo femre i pëlqen ky gjest.

-Ruajtja e copës së fundit të ushqimit. Nëse një mashkull e ruan copën e fundit të ushqimit të tij për një grua, kjo do të thotë se ai vërtet kujdeset për të.

-Shpenzon shumë kohë me familjen. Nëse një mashkull është vërtet i interesuar në fotografitë tua kur keni qenë bebe, tregon se ai ju vlerëson lart.

-Ju prezanton me miqtë e tij. Nëse nuk e bën këtë gjë ajo do të ndihet e padëshiruar. Meshkuj! Jini të vëmendshëm ndaj kësaj situate.

-Xhentëlmeni i vërtetë e puth partneren në ballë. Nëse e bën këtë gjë vazhdimisht, ai është i lidhur jashtëzakonisht shumë emocionalisht me një vajzë./a.k/noa.al/