Transmetuar më 05-10-2017, 20:35

Ishin nisur për të shkuar të gjithë në dasmë, dhe të gëzonin për martesën e çiftit, por një vajzë ra pre e abuzimit seksual nga ana e miqve të dhëndrit.

Në pamjet filmike shihet teksa ajo ka hyrë në makinën ku ndodheshin djemtë, të cilët shfaqen duke e ngacmuar dhe qeshur në të njëjtën kohë. Kanë qenë vetë agresorët të cilët kanë filmuar gjithçka dhe më pas kanë publikuar pamjet.

Ngjarja është regjistruar në qytetin Xi’an të Kinës, dhe ka ngjallur reagime të ashpra.

Pamjet filmike janë administruar nga autoritetet policore lokale për hetime të mëtejshme.