Transmetuar më 05-10-2017, 20:11

Policia amerikane ka qëlluar me armë zjarri një aktor i cili ishte duke xhiruar një skenë filmi.

Ngjarja erdhi pasi forcat e policisë supozuan se bëhet fjalë për një skenë krimi dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Oficerët hapën zjarr ndaj Jeff Duff pasi menduan se ishte një grabitës i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin Indiana, SHBA, para pak ditësh në 26 shtator dhe detaje te saj u bënë publike orët e fundit.

Në video shihet momenti kur Duff, që kishte vendosur një maskë në kokë, paralajmërohet nga policia të lëshojë armën.

Aktori në mënyrë të menjëhershme ka ngritur duart lart dhe i tregon policisë se ishin duke bërë film.

Për fat të mirë plumbi nuk e ka prekur Duff, dhe ai shpëtoi pa asnjë lëndim.

Mësohet se ka qenë një kalimtar ai që ka lajmëruar policinë për një grabitje të mundshme.

Në fotot e galerisë shikoni se si precipiton ngjarja e fiksuar nga kamerat. /k.k/noa.al/