Transmetuar më 05-10-2017, 18:25

Shenjat e horoskopit të cilat njihen si më shumë hakmarrëse janë pikërisht këto: akrepi, peshqit, demi dhe virgjëresha. Në përgjithësi këto dominojnë më shumë se të tjerat, prandaj bëni mirë të mendoheni gjatë përpara se të krijoni diçka jo të këndshme me ta.

Demi

Nëse mendoni të mërzisni një dem, do përjetoni një ferr të vërtetë më pas. Demi nuk harron lehtë.

Virgjëresha

Virgjëresha mund të jetë më pak hakmarrëse në këtë listë. Forma e hakmarrjes së Virgjëreshës vjen në valë jo shumë agresive. Mos u mashtroni me këtë gjë, pasi ajo mendon më gjatë për t’u hakëmarrë me ju.

Akrepi

Akrepi është një nga shenjat më hakmarrëse të zodiakut. Edhe nëse kalojnë shumë vite, një akrep kurrë nuk e harron inatin që ka me ju. Sipas intv, mënyra që do gjejnë për t’u hakmarrë është edhe e frikshme, pasi imagjinata e tyre është e madhe. 

 Peshqit

Peshqit mund të duken të pafajshëm, por ndjeshmëria e tyre ekstreme është diçka të cilën duhet ta keni kujdes. Nëse ofendoni një peshk, më vonë ai do t’jua kthejë në mënyrën që nuk e kishit imagjinuar. Do zgjoheni një ditë dhe do kuptoni se arsyeja pse nuk po ju ecën puna, është pikërisht dëmi që ju ka bërë një peshk. /b.l/noa.al/