Transmetuar më 05-10-2017, 17:08

Dhimbjet menstruale, ose ndryshe dysmenorrhea, variojnë nga dhimbje të lehta, deri tek pamundësia për të lëvizur dhe shumë femra gjejnë shërim vetëm tek qetësuesit.

Përllogaritet që 90 përqind e femrave të reja do të kalojnë dysmenorrhea në një pikë të caktuar dhe për një pjesë të vogël të popullsisë, kjo dhimbje mund të jetë e padurueshme.

Për ciklin standard, sipas një artikulli të publikuar në Daily Mail dy llojet e ilaçeve ibuprofeni dhe paracetamoli mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të periodave, por ibuprofen ndoshta është më i mirë për shkak të mënyrës së funksionimit të tij.

Është një ilaç anti-inflamator jo steroidal i cili pengon dhimbjen duke zvogëluar prodhimin e kimikateve të quajtur prostaglamdinat, duke lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen.

Disa studime kanë treguar se gratë me nivele më të larta prostaglandine kanë dhimbje më të mëdha. Megjithatë, ibuprofeni duhet të merret me ushqim në mënyrë që mos ta irritojnë stomakun.

Ibuprofen duhet të përdoret me kujdes nga njerëzit me astmë pasi që mund të shkaktojë një sulm astme. Paracetamoli është një alternativë më e mirë për ta. /b.l/noa.al/