Transmetuar më 05-10-2017, 14:23

Mochi Mo Rickert është një San Bernardo 8 vjeç që jeton në Jug Dakota, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që ka thyer rekord nuk është mosha e tij, por gjuha e tij.

Ajo është e gjatë 18.58 centimetra dhe sipas World Guinnnes Record, është gjuha më e gjatë e një qeni në botë.

Me gjatësinë e saj të madhe që varet jashtë gojës, Mochi ndalohet vazhdimisht në rrugë nga të huajt, disa prej të cilëve “ia ngulin sytë dhe qeshin”, thotë pronarja i tij.

Mochi është vendosur në familjen Rickert që kur ishte dy vjeç, përmes një organizate shpëtimi për qen të mëdhenj.

Ai ishte “dashuri me shikim të parë”, thotë pronarja Carla Rickert që kaloi 11 orë me vajzën e saj për të adoptuar Mo. Carla e përshkruan Mochin si një qen të lumtur.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga qeni i quajtur "Puggy", i një race pekineze dhe kishte gjatësinë 11.43 centimetra. /b.l/noa.al/