Transmetuar më 05-10-2017, 11:45

Përjashtimi i Lulzim Bashës nga seanca parlamentare e ditës së sotme, teksa opozita kërkonte diskutim për komisionin e reformës zgjedhore, ka sjellë një situatë të tensionuar.

Edhe pas kësaj mase Lulzim Basha dhe deputetët e Partisë Demokratike nuk janë larguar nga foltorja, çka ka bërë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të ndërpresë për të tretën herë seancën.

Duke parë pamundësinë e vijimit normal të seancës, ai lexoi rregulloren e Kuvendit, duke thënë se në rast se rrëmuja vazhdon pezullohet seanca.

Ai tha se masa e parë që parashikon ndërprerje të seancës u zbatua, masa e dytë bëri me dije, është pezullimi i seancës për një periudhë kohe të caktuar.

Në këtë linjë tha se “Seanca ndërpritet për të rifilluar në orën 13.00. Në rast se situata vazhdon seanca shtyhet për ditën e nesërme”. /a.y/noa.al

Gramoz Ruçi përjashton Lulzim Bashën nga seanca parlamentare

Ruçi sërish me dorë të hekurt, pas Berishës përplaset edhe me Bashën