Transmetuar më 05-10-2017, 08:41
Publicitet

Publikoi në Facebook një fotografi ku shihej me djalin e saj të vogël më krahë. Vikki Hulll, një vajzë e re angleze, nënë e një djali 2 muajsh, u vra nga partneri i saj gjatë një sherri në shtëpinë e tyre në Liverpool.

Gruaja u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa pas krimit i dyshuari Mark Mahoney, u largua rrugëve të qytetit he nuk i ndaloi policisë.

Akti tragjik ndodhi pas një debati në çift, lidhur me faktin se gruaja nuk donte që vogëlushi të takohej nga familja e partnerit të saj. Ai nuk e pranonte këtë vendim dhe në debat e sipër e vrau.

Çifti njihej si i qetë dhe i lumtur, ku askujt nuk i shkonte mendja se mund të përfundonte kështu. Shpesh Vikki publikonte në rrjetet sociale fotografi të sajat me parterin dhe me fëmijën e tyre, sa që nuk jepte asnjë shenjë për probleme.

Këtë të mërkurë autori i dyshuar u dënua me 15 vite burg, ndërkohë që i dyshuari iu besua gjyshërve. Krimi tronditës ndodhi në 9 prill të këtij viti. /a.y/noa.al