Transmetuar më 04-10-2017, 14:33

Një djalë i mitur nga Kuçova është vënë nën hetim nga policia pas publikimit të një video me pamje makabre, ku shihej se si godiste me mjete të forta një qen të lidhur, derisa kafsha ngordhi.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për shtetasin me inicialet E.M., 14 vjeç, banues në Kozare të Kuçovës.

Në video djali shihej teksa ka qëlluar me sëpatë qenin e lidhur, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij M.M., dhe Q.M., 14 vjeç e filmonin dhe më pas e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale.

Si fillim qeni kujton se djali do të luajë me të. por vetëm më pas ai fillon ta gjuajë dhe rënkimet e qenit të rrëqethin mishin.

Me një gjakftohtësi të madhe, djali vazhdon ta gjuajë duke e gjakosur të tërin, deri sa qeni ngordh. /b.l/noa.al/