Transmetuar më 04-10-2017, 07:26

Mjedisi i jashtëm, moti ekstrem, rrezet UV të diellit dhe pluhurat kanë tendencë të prishin dhe dëmtojnë lëkurën tuaj. Sa herë ju jeni jashtë shtëpisë lëkura e fytyrës suaj është e ekspozuar ndaj këtyre dëmtimeve të jashtme duke e bërë atë të lodhur, vrarë, duke shfaqur shenja pigmentimi, akne dhe rrudha.

Këtu ju vjen në ndihmë vitamina C, e njohur si acidi askorbik, e cila është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Mjekët rekomandojnë shpesh që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine.

Vitamina C ose acidi Askorbik ka disa efekte të dobishme për trupin tonë: ai rrit thithjen e hekurit, kalciumit dhe acidit folik, redukton reaksionet alergjike dhe forcon sistemin imunitar, por ajo është gjithashtu një aleat i vlefshëm i lëkurës për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve.

Vitamina C, megjithatë, nuk sintetizohet nga trupi, prandaj duhet të merret nëpërmjet ushqimit, ndërkohë që për të pasur efekt në lëkurë nuk mjafton vetëm të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme: kremrat, maskat dhe serumet janë themelore për të luftuar plakjen dhe për të arritur rezultate të dukshme. Ja gjithçka që duhet të dini rreth Vitamina C dhe si të përfitoni sa më shumë prej benefiteve të saj.

Përfitimet prej vitaminës C

Acidi Askorbik njihet si një nga antioksidantët më të efektshëm të lëkurës, që neutralizon radikalet e lira, ka një efekt anti-inflamator dhe gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Në sajë të aciditetit të saj natyror përshpejton qarkullimin e qelizave, stimulimin e lëkurës në shtresat e thella dhe në sipërfaqe duke favorizuar eliminimin e qelizave të vdekura.

Vitamina C gjithashtu ka edhe një efekt zbardhues, ajo pengon krijimin e një enzimë të quajtur Tyrosinase, e cila stimulon sintezën e melaninës, një përgjegjës për formimin e njollave në lëkurë. Vitamina C stimulon rinovimin e qelizave dhe e bën lëkurën jo vetëm të duket më e re, por edhe më të shkëlqyeshme.

Së fundi, acidi Askorbik mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, ngadalëson plakjen, efekte prej duhanit dhe ndotjes. /b.l/noa.al/