Transmetuar më 03-10-2017, 20:13
Publicitet

Një ngjarje e tillë do të ishte e denjë për skenarët e filmave të Hollivudit. Babë e bijë kanë humbur jetën në një ditë.

Arsyeja është me të vërtetë e çuditshme dhe e rrallë.

Ata u helmuan nga taliumi, element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin dhe që ishte transportuar nga jashtqitja e pëllumbave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza të Milanos, ku viktimë kanë mbetur Patrizia Del Zotto 62 vjeçe, dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç.

Përbërja e taliumit është gjetur pranë shtëpisë së tyre dhe dyshimet kryesore pas verifikimeve bëjnë me dije se ata janë helmuar nga uji i pusit ose ushqimet e ruajtura në kuzhinë.

Përveç dy të vdekurve nga kjo familje në spital ndodhet edhe vajza tjetër 58-vjeçare, gjendja e të cilës është në përmirësim. /k.k/noa.al/