Transmetuar më 03-10-2017, 18:51

Një adoleshent ka vrarë një burrë të dehur duke e goditur me grusht. 16-vjeçari po u thoshte shokëve të tij se është i fortë përballë burrit të dehur, por gjithçka përfundoi me një tragjedi të vërtetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak muaj më parë në afërsi të një lokali në Blackpool, Lancashire të Anglisë.

Ndërkohë, së fundmi adoleshenti ka pranuar se e ka vrarë 47-vjeçarin, Michael Rhodes.

Ky i fundit i ka kërkuar djalit që ta lërë të qetë, por më kot. Në pamje duket që Connor Steëart i afrohet burrit dhe e godet me grusht në fytyrë.

Ai ra në tokë duke thyer kafkën e për pasojë humbi jetën. I riu ka përfunduar në burg për të rinj, ndërsa pranoi vrasjen. /k.k/noa.al/