Transmetuar më 03-10-2017, 17:17

Kompania SeeNews, që ofron shërbime inteligjente në pjesën jug-lindore të Evropës, publikon për të dhjetin vit radhazi, renditjen vjetore të 100 kompanive më të mëdha nga të ardhurat totale të vitit 2016, 100 bankat me kapital më të madh dhe 100 kompanitë e sigurimit më të mëdha bazuar në këstet bruto të Evropës jug-lindore.

Përveç renditjes së kompanive më të mëdha jo financiare bazuar në të ardhurat totale, SeeNews në edicionin e tij të fundit pasqyron edhe një nën renditje të kompanive më fitimprurëse dhe dinamike, të humbësve më të mëdhenj, të industrive më të suksesshme dhe kompanive me të ardhurat më të mëdha për vitin 2016 dhe për dekadën e fundit.

Këto janë të shoqëruara me intervista nga lider të sektorëve dhe analiza për industritë e zhvilluara më shpejt, nga ekspertë të industrisë.

Rritja e kërkesës së brendshme mes inflacionit historikisht të ulët dhe rritjes së investimeve private dhe punësimit, vazhduan të drejtojnë rritjen ekonomike në Evropën jug-lindore gjatë vitit 2016.

Sondazhet ekonomike i sollën më shumë përfitim shitjeve me pakicë dhe prodhuesve të makinave, që janë dy industritë më të ndjeshme nga ndryshimi i të ardhurave të disponueshme dhe ndjesisë së konsumatorit.

Në të njëjtën kohë, të mëdhenjtë e naftës dhe gazit, të cilët tradicionalisht dominojnë renditjen e kompanive më të mëdha të rajonit, vazhduan të pësojnë humbje, duke ndikuar kështu në të ardhurat totale. (SEE TOP 100 entrants).

Gjithsesi, të ardhurat neto të 100 kompanive të mëdha janë rritur me 39% krahasuar me vitin e kaluar.

***

Për më shumë se 15 vjet, SeeNews është ofruesi kryesor në i lajmeve të biznesit, studimeve të tregut dhe analizave në Evropën jug-lindore, duke mbështetur me sukses ekspertët e industrive kyçe në rajon si banka, kompani sigurimi, energji, telekomunikacion, kompanitë e makinave, farmacitë dhe ndërtimin duke ndërmarrë vendime investimi dhe strategjike.

Klientët e kompanisë janë IBM, Uniqa, Wolftheiss, HypoNoe Group, the Thessaloniki Stock Exchange, Reuters, Dow Jones, Lexis Nexis dhe Buraeu van Dijk mes shumë të tjerëve.

Përmbajtjen e plotë e edicionit të dhjetë të SeeNews TOP 100 e gjeni këtu.