Transmetuar më 03-10-2017, 09:11
Publicitet

Forcat speciale britanike kanë nisur kërkimet për djalin 28-vjeçar të Osama Bin Laden, Hamza.

Mediat britanike shkruajnë se i riu po përgatitet për të marrë drejtimin Al Qaeda, duke përfituar nga humbjet e xhihadistëve të shtetit islamik, për të grumbulluar njerëz dhe ribashkuar organizatën terroriste të krijuar nga i ati.

Misioni parashikon “kapje ose vrasje” për 28-vjeçarin, i cili sipas hetuesve fshihet në Siri.

“Një njësi e forcave speciale me 40 ushtarë është dërguar në Siri me mision për të gjetur Hamza dhe grupin e tij”, shkruan britanikja ‘Daily Mirror’.

Trashëgimtari i Osama, cilësohet si një prej 10 objektivëve me “profil të lartë” të kërkuar nga forcat e operacionit britanik.

Hamza ka lindur në vitin 1989 në qytetin saudit të Gedda. Nëna e tij, Khairiah Sabar, ishte një nga tre gratë e themeluesit të Al Qaeda. /a.y/noa.al