Transmetuar më 02-10-2017, 16:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë vrasjen masive në histori pasi të paktën 50 vetë u vranë dhe më shumë se 406 u plagosën në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje.

Të shtënat me armë nisën afër fundit të festivalit në 'Route 91', ku ishin të pranishëm 22 mijë vetë, përfshi performuesit e njohur Eric Church, Sam Hunt dhe Jason Aldean.

Policia njofton se qitësi është 64 vjecari Stephen Craig Paddock, një banor i Nevadas që nisi të shtënat rreth orës 10 të mbrëmjes në rrugën pranë hotel Mandalay Bay.

Më pas oficerët mësynë në apartamentin e Paddock në katin e 32 të pallatit dhe e gjetën Paddock të vdekur brenda, mes një arsenali armësh. Autoritetet njoftuan se Paddock kishte qëlluar veten.

Hetimet vazhdojnë në dhomën e Paddock i cili e ndante me një grua të quajtur Marilou Danley, për të cilën policia nuk dyshon se ka lidhje me ngjarjen.

Më herët grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë që ka lënë 50 të vdekur dhe qindra të plagosur në Las Vegas.

Në një deklaratë të publikuar nga media propagandistike e ISIS, Amaq, agjencia lajmëroi se agresori ishte "luftëtar i Shtetit Islamik".

Lajmi është bërë io ditur nga media anglezë "Indipendent" edhe pse autoritetet amerikane nuk kanë hetuar si rast terrorist sulmin e djeshëm. /b.l/noa.al/