Transmetuar më 02-10-2017, 15:08

Territori do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku do të ketë edhe vranësira kalimtare.

Pasditja deri në mbrëmje mbetet në kushtet e kthjellimeve në të gjithë vendin deri në mbrëmje kur vranësirat shfaqen fillimisht në ekstremin veriperëndimor dhe gradualisht shtrihen në të gjithë zonat veriore.

Orët e natës shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa vlerat termike të mesditës do të mbeten të pandryshuara.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Europa Veriore dhe Qendrore dominohen nga vranësira dhe shira të dendur të cilët do të zhvendosen drejt Verilindjes së Europës. Po ashtu, me vranësira por me shira të dobët mbetet Veriperëndimi dhe zona e Alpeve të Europës.

Ndërsa kthjellimet dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në Europën Jugore dhe një pjesë të Europës Lindore. /b.l/noa.al/