Transmetuar më 01-10-2017, 23:05

Atalanta dhe Juventus kanë ndarë nga një pikë në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme për “Serinë A” italiane.

Atalanta dhe Juventus kanë barazuar me rezultatin 2:2 në takimin e vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit italian.

Edhe pse ishte në epërsi me rezultatin 0-2, bardhezinjtë janë frenuar nga vendasit bergamaskë.

Golat për Juventus në këtë takim u shënuan nga Bernardeschi dhe Higuain, ndërkaq për Atalantën shënuan Caldara dhe Christante.

Kujtojmë që portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, priti një 11-metërsh përballë Dybalas.

Pas këtij barazimi, Juventus pozicionohet në vendin e dytë më 19 pikë.

Vendi i parë mbahet nga Napoli që në 7 ndeshje numëron 7 fitore./a.k/noa.al/