Transmetuar më 30-09-2017, 11:10

Dushi është momenti më i kënaqshëm i ditës, kur përveçse pastrohemi, relaksojmë gjithë trupin.

Por koha e bërjes së tij ka një rëndësi të veçantë, për trupin e njeriut.

Më e këshillueshme është që dushi të bëhet në darkë dhe asnjëherë në mëngjes.

Kjo pasi përveç ftohjeve të mundshëm nga larja në mëngjes, larja në darkë ka një sërë vetish.

E para nëse laheni në darkë, ndiheni më të relaksuar nga lodhjet e ditës, po ashtu duke qenë të pastër largoni mikrobet nga jastëku juaj.

Gjithashtu dushi në darkë largon alergjitë sezonale, i bën flokët më të shëndetshëm dhe e bën lëkurën më të butë. /a.y/noa.al