Transmetuar më 29-09-2017, 17:25

Përfundoi keq vizita në Austri e Samanthës, kukullës-robot të seksit me vlerë prej mbi 3 mijë sterlinash e krijuar nga një spanjoll.

Kukulla e pajisur me inteligjencë artificiale, u prezantua gjatë panairit “Arts Electronica Festival” në Linz të Austrisë.

Aty ajo tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve, madje më shumë se parashikimi.

Në disa raste interesi për kukullën u kthye edhe në ngacmim, duke bërë që në përfundim të panairit, roboti të pësojë disa dëme, çka solli nevojën e riparimit.

“Kukullës i thyen dy gishta, i dëmtuan gjokset, këmbët dhe krahët, duke e bërë edhe pis”, tha krijuesi i saj, Sergi Santos, shkruan noa.al.

Kukulla është projektuar për të ndërvepruar, duke u përgjigjur kur flitet për të dhe dridhet në rast se i prekin gjinjtë ose vithet.

“Ishte një gjë e shëmtuar, njerëzit nuk e kuptojnë teknologjinë. Nuk duhet të paguanin dhe u sollën si barbarë me të”, shtoi Santos. /a.y/noa.al