Transmetuar më 28-09-2017, 20:17

Një 39-vjeçare nga Tirana ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, nga ku ka rrëfyer historinë e saj tronditëse.

Kamela tha se 12 vite më parë, në ditën e dasmës i ka vdekur bashkëshorti duke kërcyer. Gruaja rrëfeu se ka kaluar një gjendje shumë të rëndë dhe se për rreth 6 muaj ka qëndruar si në gjendje kome.

Përmes emisionit ajo shkëmbeu një telefonatë të shkurtër me Denisin nga Tirana dhe më pas shpërndanë numrat e telefonit.

“Jam Kamela nga Tirana, 39 vjeç, mora për një njohje. Në vitin 2005 jam martuar dhe ditën e dasmës më ka vdekur ish-bashkëshorti duke kërcyer napolonin. I ra infrakt. E kam patur të vështirë të lidhem se e kam dashur, e kam marrë me dashuri. Kam qëndruar 6 muaj si në gjendje kome”, tha 39-vjeçarja.